Papa në Izrael: Edhe palestinezët kanë të drejtë në shtet sovran

Papa Françesku të dielën pasdreke pas arritjes në Izrael, përsëriti që ky bvedn ka të drejtë në ekzistencë, por që edhe palestinezët kanë të drejtë në atdhe sovran. 

Bota

25/05/2014 22:25

Si njoftojnë agjencitë e lajmeve, kreu i Kishës katolike arrit në Tel Aviv me helikopter ushtarak të Jordanisë, por nga qyteti palestinez Betlehem.

\”Ftoj të gjithë njerëzit përgjegjës që të japin gjithçka nga vetja që të tentojnë të arrijnë zgjidhje paqësore. Gjithnjë duhet synuar dialogun, pajtimit dhe paqes. Rrugë tjetër thjesht nuk ka\”, tha Ati i shenjtë në Tel Aviv.

Papa gjatë kësaj vizite ka ftuar kryetarin palestinez, Mahmud Abas dhe atë izraelit, Shimon Peres, që ta vizitojnë në Vatikan dhe të bisedojnë për paqen.

Si raporton New York Times, kreu palestinez do t’i përgjigjet ftesës së Papa Françeskut, gjë që për agjencinë e lajmeve AFP e ka konfirmuar negociatori palestinez, Saeb Erekat.

Edhe një burim zyrtar izraelit konfirmoi se presidenti Shimon Peres do të marrë pjesë në atë takim në Vatikan.

Nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu, i cili pas pajtimit të paradokohshëm ndërmjet lëvizjeve palestineze Fatah dhe Hamas, ndërpreu bisedimet paqësore, tash për tash nuk  ka komente ndaj vendimit të Peresit.

Roli i presidentit të Izraelit është kryesisht i natyrës ceremoniale, por Peres është personalitet me reputacion të madh dhe përgjigja e tij ndaj ftesës së papës konsdietohet gjest i madh paqësor. Por, mandati i Persit përfundon pas disa javëve.

Mahmud Abas, në anën tjetër, edhe para ftesës zyrtare të Papës, ka deklaruar se “përshëndet çdo iniciativë me qëllimin që paqja në vendin e shenjtë të bëhet realitet”.