Papa Leo XIV përsërit thirrjen për përfundim të luftës në Gaza
Papa Leo XIV të mërkurën përsëriti thirrjen e tij për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Gaza dhe për hyrjen e ndihmës humanitare në enklavën e rrethuar palestineze. “Përsërit apelin tim për të lejuar hyrjen e ndihmës dinjitoze humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin e të cilave e paguajnë fëmijët, të moshuarit…

Bota
Papa Leo XIV të mërkurën përsëriti thirrjen e tij për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Gaza dhe për hyrjen e ndihmës humanitare në enklavën e rrethuar palestineze.
“Përsërit apelin tim për të lejuar hyrjen e ndihmës dinjitoze humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin e të cilave e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha Papa gjatë audiencës së tij të parë të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, sipas Agjencisë së Lajmeve të Vatikanit.
Gjatë ditëve të fundit, ushtria izraelite intensifikoi sulmet e saj në Gaza, duke vrarë më shumë se 500 palestinezë dhe duke plagosur qindra të tjerë, raporton Anadoly.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë gati 53,600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.