Papa humb tre të afërm në një aksident rrugor

Në një aksident të rëndë rrugor në Argjentinë të martën e kanë humbur jetën tre të afërm të Papa Françeskut.

Bota

19/08/2014 17:45

Aksidenti ndodhi në provincën Cordoba të Argjentinës, ku dy stërnipër të Papa Françeskut, si dhe nëna e tyre kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave të policisë, viktima janë dy fëmijë, njëri 8-muajsh dhe tjetri 2 vjeç, si dhe nëna e tyre, bashkëshortja e nipit të Atit të Shenjtë, Horacio Bergoglio. Ky i fundit është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gruaja Valeria Carmona, 38 vjeçe, dhe djali i madh gjetën vdekjen në vendin e aksidentit, ndërsa foshnja 8-muajsh ndërroi jetë pak minuta më pas në spital.