Papa Françesku viziton Shqipërinë më 21 shtator

Nunciatura apostolike konfirmoi vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri. Nunci apostolik, Ramiro Ingles, në një deklaratë për mediat tha se Ati i Shenjtë do të vizitojë tokën shqiptare për të inkurajuar lirinë fetare.

Lajme

15/06/2014 15:49

“Papa Françesku ka pranuar me kënaqësi ftesën që i është bërë nga autoritetet shqiptare dhe mendon të bëjë një vizitë të shkurtët të dielën, më 21 shtator. Lajmi bëhet publik nga vet Papa Françesku gjatë lutjes në sheshin Shën Pjetër”, ka sqaruar Nunci Ingles, raporton BalkanWeb

Ndërsa, ardhjen e Papa Françeskut e ka komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se Shqipëria duhet të përgatitet që t’ia kthejë Atit të Shenjte këtë nder të madh me gjithë fuqinë e dashurisë dhe mikpritjes shqiptare.

“Shqipëria do të jetë stacioni i parë në Europë i Papës së Ri, mesazh i bukur kuptimplotë për shqiptarët, rajonin po edhe për gjithë Europën”, ka shtuar Rama .