Paniku për bombë te hoteli në qendër të Tiranës, polica thotë se ishte alarm i rrejshëm
Duket se ka rezultuar fals alarm për bombë tek një hotel në qendër të Tiranës pasditen e kësaj të premte. Punonjësja e hotelit alarmoi forcat e rendit pasi i njoftoi se dikush i kishte thënë se ishte vendosur eksploziv në parking. Menjëherë policia evakuoi klientët ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere. Sipas burimeve…

Lajme
Duket se ka rezultuar fals alarm për bombë tek një hotel në qendër të Tiranës pasditen e kësaj të premte.
Punonjësja e hotelit alarmoi forcat e rendit pasi i njoftoi se dikush i kishte thënë se ishte vendosur eksploziv në parking.
Menjëherë policia evakuoi klientët ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe njoftimit të Policisë së Shtetit, pas kontrollit dhe veprimeve të forcave xheniere, nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes apo gjë e paligjshme.
“Në vijim të paralajmërimit paraprak për një telefonatë që raportonte vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e hotelit në rrugën “Abdi Toptani”, Policia e Shtetit njofton se gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me forcat xheniere nuk është konstatuar asgjë të jashtëligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qarkullimi në zonë i është rikthyer normalitetit.