Pamjet nga puna e rëndë në KEK, Bajrami: Ata punojnë pa ndalë që vendi të mos zhytet në terr, derisa tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi janë publikuar disa video nga puna e rëndë që bëhet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto pamje janë fakte për degradimin institucional të një sektori jetik siç është ai i energjisë, shkruan lajmi.net. Shefja e grupit parlamentar të…

Lajme

22/06/2025 18:25

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi janë publikuar disa video nga puna e rëndë që bëhet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto pamje janë fakte për degradimin institucional të një sektori jetik siç është ai i energjisë, shkruan lajmi.net.

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, gjithashtu ka thënë se derisa punëtorët e KEK-ut punojnë pa ndal që vendi të mos zhytet në terr, tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp, derisa i referohet disa bisedave të kësaj Qeverie për tendere të KEK-ut që i kishin bërë në një grup në WhatsApp.

“Ky është KEK-u nën qeverisjen e Komitetit për Energji të Lëvizjes Vetëvendosje, me tenderë të negociuar pa garë, pa fizibilitet, pa transparencë, si tenderi për ”Rehabilitim dhe Modernizim e A3”, i hapur nga janari i këtij viti – tender 137 milionë euro me negociata, e për të cilin KEK-u as studim fizibiliteti nuk ka, e në anën tjetër, kompanitë e privilegjuara nga ky pushtet bëjnë qindra miliona qarkullim nga importi i energjisë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo gjithashtu ka thënë se për KEK-un dhe fitimin e tij lavdërohen edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, edhe ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli por se sipas saj ata duhet të dalin dhe të tregojnë se ku po investohet ai fitim i KEK-ut.

Dilni, tregoni sot çka po ndodhë me atë fitim, sepse investime në remonte e modernizim nuk ka, paga më të larta nuk ka, kushte më të mira për punë nuk ka. Tregoni a po gjeneron KEK-u energji duke sakrifikuar edhe remontet, sepse kjo ju lëverdisë tregtarëve të energjisë, pasi që ata fitojnë edhe kur shet edhe kur blen Kosova energji.

“Për këto pamje nuk pres që të deklarohet Albini, as vartësit e tij. Ai nesër, prapë, vetë i 48-ti, vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët. Një gjë është e vërtetë se shteti nuk mbahet me propoagandë, por me djersën e këtyre punëtorëve. Prokuroria ka detyrë ta kthejë shtetin nga pengmarrësit te qytetarët. HETIM!”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Bajramit në Facebook: