Pamje: Terroristi i Sri Lankas përkëdhel vajzën e vogël para sulmit kamikaz

Të paktën 321 persona humbën jetën nga sulmi kamikaz në Sri Lanka të dielën e Pashkëve, ku 45 prej të cilëve ishin fëmijë.

Bota

24/04/2019 09:36

Por në një video të publikuar së fundmi nga Daily Mail, shihet një nga kamikazët tek përkëdhel një vajzë të vogël në kokë.

Terroristi është parë teksa drejtohej në kishën St Sebastian në Negombo dhe mbante në shpinë një çantë të zezë.

Një klip i marrë nga pamjet e brendshme të kishës, tregon se si i dyshuari futet brenda, pak momente para se ai të shpërthente mekanizmin, duke marrë jetën e shumë besimtarëve.

Sri Lanka ka fajësuar dy grupe lokale Islamiste. Kujtojmë edhe ngjarjen e ndodhur pak kohë më parë ku terroristi Brenton Tarrant mori jetën e 50 personave ndërkohë që ndante këtë video në live-stream, në rrjetin social Facebook. Hetuesit mendojnë se sulmi i Sri Lankës ishte një “hakmarrje”.