Pamje të rënda/ Si ndodhi ekzekutimi në zemër të Tiranës

Mëngjesin e kësaj të enjte, një ekzekutim mafioz ka ndodhur në mes të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Piramidës ku është ekzekutuar me armë zjarri selenciator 66-vjeçari, Behar Sulo Sofia nga Lapardhaja e Beratit.

Lajme

25/02/2021 10:27

Krimi ndodhi në kohën e pikut të lëvizjeve. Sofia është  një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

Ai u arrestua disa vite më parë për trafikun e dhjetra kilogramëve drogë nga Turqia në Shqipëri. Bizneseve të tij pranë stadiumit Dinamo në Tiranë i janë vendosur shpesh tritol me qëllim paralajmërimin e tij.

ImageImageImageImageImageImageImage