Pamje të rënda-Dhjetëra qenë të ngordhur barten me kamion në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

Një gjë aspak e zakontë ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Vushtrri. Dhjetëra qenë të ngordhur janë parë duke u bartur me një kamion në rrugën Mitrovicë-Vushtrri. Nuk dihet se çfarë në fakt ka ndodhur me këta qenë, por pamjet janë publikuar edhe në rrjete sociale. Gazetarja Ajda Shukriu ka shkruar se nga Komuna e Mitrovicës…

Lajme

11/03/2025 12:24

Një gjë aspak e zakontë ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.

Dhjetëra qenë të ngordhur janë parë duke u bartur me një kamion në rrugën Mitrovicë-Vushtrri. Nuk dihet se çfarë në fakt ka ndodhur me këta qenë, por pamjet janë publikuar edhe në rrjete sociale.

Gazetarja Ajda Shukriu ka shkruar se nga Komuna e Mitrovicës kanë thënë se kjo veturë nuk është e tyre dhe nuk ka lidhje me ta.

Mirëpo nuk dihet se kush është personi i cili ka bërë një gjë të tillë.

“Miremëngjes Kosovë! E nisim këtë ditë me këto pamje të tmerrshme. Kjo foto është shkrepur në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, ku shihet një kamion i mbushur me qen të ngordhur. Kush është përgjegjës për këtë mizori? Kto pamje i kanë tmerru edhe fëmijët që kanë rastis në vetura afër, thjesht horror… Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se kjo veturë nuk është e tyre dhe nuk ka lidhje me ta. Atëherë kush qëndron pas kësaj? A ka ndonjë institucion që do të marrë përgjegjësi për këtë krim ndaj kafshëve? Si aktiviste e të drejtave të kafshëve, si gazetare e edhe si qytetare e thjeshtë kërkojë transparencë dhe hetim urgjent nga organet kompetente”, ka shkruar Shukriu. /Lajmi.net/