Pamje të rënda: Momenti kritik kur 24 vjeçarja qëllon veten me amë në poligon, instruktori s’duket askund

Institucionet e drejtësisë në Prishtinë kanë nisur hetimet lidhur me një rast tragjik që ndodhi të premten e kaluar në poligonin e qitjes “Fazani-S”, ku një 24-vjeçare, Lindore Sejdiu, humbi jetën si pasojë e vetëplagosjes me armë zjarri. Sipas hetimeve paraprake, e ndjera ishte duke ushtruar për qitje në këtë poligon, kur ndodhi ngjarja fatale.…

Lajme

03/09/2025 18:46

Institucionet e drejtësisë në Prishtinë kanë nisur hetimet lidhur me një rast tragjik që ndodhi të premten e kaluar në poligonin e qitjes “Fazani-S”, ku një 24-vjeçare, Lindore Sejdiu, humbi jetën si pasojë e vetëplagosjes me armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake, e ndjera ishte duke ushtruar për qitje në këtë poligon, kur ndodhi ngjarja fatale. Ajo u transportua me urgjencë në QKUK, ku për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë rreth orës 21:05, raporton lajmi.net

Pamjet nga kamerat e sigurisë, që i ka siguruar ekskluzivisht Lajmi.net, dyshohet se tregojnë mungesë të mbikëqyrjes nga instruktori përgjegjës në atë moment, Hashim Rexhepi, i cili është edhe pronar i poligonit.

Sipas informacioneve, në momentin kritik ai nuk ndodhej brenda objektit të qitjes.

Më poshtë gjeni storien e përgatitur nga gazetari ynë, Selim Miftari: