Pamje të mrekullueshme, ”kometa e shekullit” kaloi mbi qiellin e Kosovës
Fotografi kosovar Bleron Çaka ka realizuar disa fotografi dhe një video nga momenti kur kometa Tsuchinshan–ATLAS kalon mbi qiellin e Kosovës. Fotografi tregon që pamjet janë realizuar mes natës së 14 dhe 15 të tetorit. E quajtur “kometa e shekullit, ndezi qiellin e e mbarë botës dhe rajonit ,bëhet e ditur se ky fenomen ndodh…
Lajme
Fotografi kosovar Bleron Çaka ka realizuar disa fotografi dhe një video nga momenti kur kometa Tsuchinshan–ATLAS kalon mbi qiellin e Kosovës.
Fotografi tregon që pamjet janë realizuar mes natës së 14 dhe 15 të tetorit.
E quajtur “kometa e shekullit, ndezi qiellin e e mbarë botës dhe rajonit ,bëhet e ditur se ky fenomen ndodh vetëm një herë në 80,000 vjet.
Kometa C/2023 A3 (Tsuchinshan-ATLAS) është zbuluar në Janar të vitit 2023 nga Observatori Tsuchinshan në Kinë, e më pas në Afrikën e Jugut nga teleskopi ATLAS (Asteroid Terrestrial-impact Last Alert System) më 22 Shkurt 2023./Lajmi.net/