PAMJE/ Nxirren të pesë trupat e pajetë të viktimave nga vrasja e shumëfishtë në Gjilan

Të gjithë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca janë nxjerrur nga shtëpia ku ka ndodhur edhe vrasja tragjike sot mes anëtarëve të familjes.

Lajme

18/02/2020 18:33

Ndërkohë, para pak minutash është nxjerrë edhe trupi i pestë dhe i fundit nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

Vlen të theksohet se sipas fqinjëve, anëtarët e familjes janë vrarë mes vete. Sipas tyre, ishte filimisht vëllau i madh ai që ka shtënë në drejtim të prindërve dhe vëllaut të tij të vogël e pastaj motra ka vrarë vëllanë e madh dhe vetën, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë është parë që nga vendi i ngjarjes është larguar edhe automjeti i forenzikës. /Lajmi.net/