Pamje nga vendi ku vdiqën dy vëllezërit nga Deçani në Gjermani
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme të Gjermani. Dy vëllezër njëri 17 dhe tjetri 13-vjeçar kanë humbur jetën.
Lajme
Siç raportohet në media, B.A dhe H.A, kanë humbur jetën pasi që janë goditur nga treni, shkruan lajmi.net.
Për rastin ka shkruajtur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, e cila ka thënë se ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi.
Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. /Lajmi.net/