Pamje nga ushtrimi i përbashkët i Ambasadës Amerikane me Policinë e Kosovës

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë sot në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku ka nisur realizimi i një ushtrimi të përbashkët sigurie. Sipas njoftimit të mëhershëm të Policisë së Kosovës, ushtrimi po zhvillohet në koordinim me stafin e sigurisë së Ambasadës amerikane dhe përfshin aktivizimin…

Lajme

12/12/2025 17:37

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë sot në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku ka nisur realizimi i një ushtrimi të përbashkët sigurie.

Sipas njoftimit të mëhershëm të Policisë së Kosovës, ushtrimi po zhvillohet në koordinim me stafin e sigurisë së Ambasadës amerikane dhe përfshin aktivizimin e njësive të specializuara dhe elitare të PK-së, raporton lajmi.net

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e gatishmërisë dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të sigurisë në situata emergjente.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për prezencën e shtuar të zyrtarëve policorë dhe mjetet e tyre në këtë zonë, duke theksuar se bëhet fjalë për një ushtrim të planifikuar./Lajmi.net/