Pamje nga sulmi me armë kimike në Siri
Burra të zhveshur të shtrirë në dysheme dhe fëmijë të cilët duket se nuk mund të kontrollojnë dridhjet e trupit të tyre. Panik, britma dhe lutje në sfond. Këto janë disa nga imazhet e vrazhda që administrata e Obamës u ka shfaqur një grupi të zgjedhur të senatorëve në dyer të mbyllura për të justifikuar…

Lajme
Burra të zhveshur të shtrirë në dysheme dhe fëmijë të cilët duket se nuk mund të kontrollojnë dridhjet e trupit të tyre. Panik, britma dhe lutje në sfond.
Këto janë disa nga imazhet e vrazhda që administrata e Obamës u ka shfaqur një grupi të zgjedhur të senatorëve në dyer të mbyllura për të justifikuar një sulm të mundshëm të kufizuar ushtarak ndaj qeverisë siriane.
CNN i ka publikuar pamjet e 13 videove të ndryshme që janë parë nga Komisioni i Inteligjencës në Senat dhe që përshkruajnë skena të tmerrshme të sulmit kimik në periferi të Damaskut më 21 gusht.
Administrata u ka thënë senatorëve se autenticiteti i pamjeve është vërtetuar nga Komiteti i Inteligjencës.