Pamje nga Shkodra me flamurin e Kosovës, Beci: Ne jemi bashkë në gëzim dhe vështirësi

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka uruar qytetarët e Kosovës në 18-vjetorin e pavarësisë. Ai në një postim në Facebook shkruan se zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj kudo ku jetojmë, gjersa ka bashkëngjitur një video, ku bashkia e Shkodrës është ndriçuar me flamurin e Kosovës. Lexoni të plotë postimin: Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë KOSOVË!…

Lajme

17/02/2026 10:02

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka uruar qytetarët e Kosovës në 18-vjetorin e pavarësisë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj kudo ku jetojmë, gjersa ka bashkëngjitur një video, ku bashkia e Shkodrës është ndriçuar me flamurin e Kosovës.

Lexoni të plotë postimin:

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë KOSOVË!

Ti je dëshmia se liria fitohet me guxim dhe ruhet me përgjegjësi.

Zemra e çdo shqiptari rreh njëlloj kudo ku jetojmë. Në gëzim, në sfida, ne jemi bashkë.🇦🇱

Qofsh përherë e lirë, e fortë, krenare dhe e zhvilluar.

Urime për këtë ditë historike!.