Pamje nga momenti kur policët e RENEA-s hyn nga dritaret në banesën e vajzës që alarmoi policinë
Forca të shumta policie kanë blinduar mesditën e kësaj të enjteje zonën e Astirit në kryeqytet teksa policia ka arritur të futet në ambientet e banesës së një qytetareje në Tiranë. Ajo kishte kërkuar ndihmë nga policia pas pretendimeve se është dhunuar nga disa persona të panjohur, por nga ana tjetër nuk është kundërpërgjigjur ndaj…
Lajme
Forca të shumta policie kanë blinduar mesditën e kësaj të enjteje zonën e Astirit në kryeqytet teksa policia ka arritur të futet në ambientet e banesës së një qytetareje në Tiranë.
Ajo kishte kërkuar ndihmë nga policia pas pretendimeve se është dhunuar nga disa persona të panjohur, por nga ana tjetër nuk është kundërpërgjigjur ndaj policisë.
Pasi forcat e policisë kanë hyrë në ambientet e banesës, është verifikuar se shtetasja ndodhej e vetme.
Ajo kishte vendosur të mbyllej në banesë në mënyrë hermetike duke e bërë të vështirë për policinë hyrjen nga ana e ballkonit.
Në përfundim të aksionit policor, grupi hetimor tashmë ndodhet në banesë nga ku pritet të merret në pyetje shtetasja me iniciale S.Q.
Sipas burimeve të euronews.al, gjendja psikologjike e saj, është e rënduar.