Pamje nga aksioni policor në veri të vendit
Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit me ç’rast janë arrestuar dy persona, ndërsa një i tretë mbetet në kërkim.
Lajme
KosovaPress, e cila raportoi që në orët e mëngjesit për këtë aksion, sjell pamjet e makinerisë së Policisë së Kosovës.
Ndryshe, një prej të arrestuarve është Rade Basara, hetues policor në veri. Ai ka udhëhequr hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dyshohet për fshehjen e provave.
V.B. është personi tjetër i arrestuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.
Sipas burimeve të KosovaPress policia ka dështuar të arrestojë edhe personin e tretë që është Zhelko Bojiq, shef i operativës së policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës.