Pamje në kohë reale nga vatrat e zjarrit, Bayraktar TB2 në veprim në Shqipëri

Teknologjia dhe kapacitetet e Forcës Ajrore janë vënë në shërbim të mbrojtjes civile dhe luftës kundër zjarreve që kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë. Në ditët e fundit, monitorimi ajror me mjete ajrore pa pilot është intensifikuar mbi zonat e prekura nga zjarret, duke përfshirë Mallakastrën, Dajtin në Tiranë, Krujën dhe Lurën, ndërsa vëzhgimi…

Lajme

18/08/2026 10:24

Teknologjia dhe kapacitetet e Forcës Ajrore janë vënë në shërbim të mbrojtjes civile dhe luftës kundër zjarreve që kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë.

Në ditët e fundit, monitorimi ajror me mjete ajrore pa pilot është intensifikuar mbi zonat e prekura nga zjarret, duke përfshirë Mallakastrën, Dajtin në Tiranë, Krujën dhe Lurën, ndërsa vëzhgimi shtrihet, sipas nevojës, në të gjithë territorin.

Me përdorimin e dronit Bayraktar TB2, Detashmenti UAV i Forcës Ajrore siguron pamje dhe informacion në kohë reale mbi vatrat e zjarrit, ndjek zhvillimin e tyre, si dhe monitoron lëvizjen e helikopterëve të angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve.

Të dhënat e siguruara nga ajri u shërbejnë strukturave përgjegjëse për koordinimin e forcave në terren, orientimin e ndërhyrjeve dhe reagimin e shpejtë në zonat ku situata paraqitet më e rënduar.

Forca Ajrore ka bërë të ditur se mbetet në gatishmëri, duke vënë në dispozicion teknologjinë, kapacitetet dhe profesionalizmin e saj në shërbim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pronës dhe pasurive natyrore. /Lajmi.net/