Pamje ekskluzive: Momenti kur motoçiklisti nxjerr armën dhe gjuan në drejtimi të veturës BMW në Prishtinë
Lajmi.net ka siguruar pamjet ekskluzive të gjuajtjes me armë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në kryeqytet, ku në video shihet motoçiklisti që shti me armë në drejtim të një veture me targa vendore. Pamjet tregojnë se motoçiklist në përballje me veturën e tipit BMW gjuan me armë dhe më pas kthehet…

Lajme
Lajmi.net ka siguruar pamjet ekskluzive të gjuajtjes me armë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në kryeqytet, ku në video shihet motoçiklisti që shti me armë në drejtim të një veture me targa vendore.
Pamjet tregojnë se motoçiklist në përballje me veturën e tipit BMW gjuan me armë dhe më pas kthehet duke e ndjekur atë nga pas.
Policia me të pranuar informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer hetimet e nevojshme.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës për lajmi.net, ku sqarojnë se kanë filluar hetimet dhe se në këtë incident nuk u raportua për asnjë të plagosur.
“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.
Policia është në kërkim të të dyshuarve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./Lajmi.net/