Pamje/ Edhe sot forca të shtuara të KFOR-it mbi urën e Ibrit

Çështja e hapjes së urës së Ibrit vazhdon të jetë diskutabile. Edhe pse Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar hapje për qarkullimin e automjeteve, aty u bënë matjet e qëndrueshmërisë deh u ngjyrosën muet një gjë e tillë s’është bërë akoma. Ende s’ka datë të hapjes, kurse mbi këtë urë sot janë parë forca të shtuara…

Lajme

04/09/2024 11:30

Çështja e hapjes së urës së Ibrit vazhdon të jetë diskutabile.

Edhe pse Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar hapje për qarkullimin e automjeteve, aty u bënë matjet e qëndrueshmërisë deh u ngjyrosën muet një gjë e tillë s’është bërë akoma.

Ende s’ka datë të hapjes, kurse mbi këtë urë sot janë parë forca të shtuara të ushtarëve të KFOR-it.

Sikurse edhe në disa ditë të kaluara, KFOR-i sot ka “blinduar” urën e Ibrit me ushtarë e makineri të shumta.

KFOR-i ka krijuar dy kordonë në anën veriore dhe atë jugore, por se kalueshmëria e këmbësorëve nuk është penguar.

Duhet theksuar se ngjashëm situata ka qenë edhe të shtunën ndërsa nga KFOR-i u tha se arsyeja e vendosjes së tyre kishte të bënte me një trajnim që karabinierët italianë e kanë mbajtur.

Nga Bashkimi Evropian, por edhe nga SHBA-të vazhdimisht është bërë thirrje që çështja e urës së Ibrit të diskutohet vetëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Madje ishte pikërisht kjo çështje që së fundi ka ftohur marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-në./Lajmi.net/