Pallaska: Grabovci duhet ta ketë vetëm një dëshirë, të gjykohet drejtë
Juristi Dastid Pallaska konsideron se Adem Grabovci duhet ta ketë vetëm një dëshirë, të gjykohet drejtë nga ato kuadro që i vendosi ai me shokë në sistemin e drejtësisë.

Lajme
Pallaska konsideron se brenda më e madhe e Grabovcit duhet të jetë që drejtësinë mund t’ia ndajnë po ato kuadro që ai me shokë, i vendosën në sistemin e drejtësisë, transmeton lajmi.net
Sipas Pallaskës, Grabovci e di se çfarë drejtësie mund të pres nga këto kuadro, tash që ka rënë nga pushteti dhe që shokët e tij po e përdorin si “shembull i luftës kundër korrupsionit”.
Postimi i Pallaskës:
Grabovci sonte nuk është brengosur vetëm për faktin që po ballafaqohet me drejtësinë.
Brenga e tij më e madhe duhet të jetë që drejtësinë mund t’ia ndajnë po ato kuadro që i vendosi ai me shokë në sistem të drejtësisë, dhe jo vetëm.
Grabovci e di se çfarë drejtësie mund të pres nga këto kuadro tash që ka rënë nga pushteti dhe që shokët e tij po e përdorin si “shembull” i “luftës kundër korrupsionit.”
Sado absurde që mund të tingëllojë, sonte Grabovci duhet të ketë vetëm një dëshirë — të gjykohet drejtë.
Në shtetin e kapur që e ka krijuar ai me shokët e tij, gjykimi i drejtë është padyshim një dukuri deficitare.
Tash kur shokët e kanë braktisur dhe e kanë lënë në mëshirën e fatit, Grabovcit duhet t’i ipet mundësia të bëhet dëshmitar bashkëpunëtor. Të gjithë e dijmë se Grabovci nuk është “shefi i shefave.”
Kjo është qasja që duhet të ndiqet nga Prokuroria e Shtetit nëse me të vërtetë synohet të hetohet kapja e shtetit.