Palestinezët pranojnë armëpushimin e ri treditësh
Negociatorët palestinezë në Kajro i kanë pranuar propozimin egjiptian për një ndërprerje të re të zjarrit me Izraelin, dhe besohet që në këtë mënyrë do të hapet shtegu për përtëritjen e negociatave për paqe afatgjatë në Rripin e Gazës.

Bota
Zyrtarët, të cilët përfaqësojnë fraksione të ndryshme palestineze, kanë deklaruar kësisoj me kusht anonimiteti, sepse deklarata e tyre ka të bëjë me negociata të ndjeshme, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.
Delegacioni izraelit ka braktisur bisedimet të premten, para skadimit të ndërprerjes së kaluar tre ditëshe të zjarrit, duke theksuar se nuk do të bisedojnë me izraelitët përderisa gjendja në terren flet për raketa nga ana e Izraelit dhe e Gazës.
Pala izraelite ka akuzuar ekstremistët palestinezë se kanë hedhur granata në drejtim të Izraelit para skadimit të armëpushimit treditësh të premten në orën 8 të mëngjesit. Pas kësaj ka vijuar shkëmbimi i zjarrit nga të dy palët, ndonëse me intensitet më të ulët.
Në konfliktin e filluar më 8 korrik, deri tash kanë humbur jetën mbi 1,900 palestinezë, si dhe 67 të tjerë nga ana izraelite.