Pal Lekaj tërhiqet nga gara për deputet pas 26 vitesh në AAK: Hap rrugë për gjeneratën e re

Pal Lekaj ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti dhe ish-ministri ka thënë se pas 26 vitesh angazhim politik në AAK, ka vendosur t’u hapë rrugë anëtarëve të rinj, ndërsa ka premtuar mbështetje të plotë për…

Lajme

12/05/2026 16:10

Pal Lekaj ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti dhe ish-ministri ka thënë se pas 26 vitesh angazhim politik në AAK, ka vendosur t’u hapë rrugë anëtarëve të rinj, ndërsa ka premtuar mbështetje të plotë për partinë dhe kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini.

Lekaj e ka cilësuar AAK-në si “familje politike” që ka dhënë kontribut të madh në shtetformimin dhe zhvillimin e Kosovës, ndërsa ka lavdëruar liderin e partisë, Ramush Haradinaj, duke e quajtur “burrështetas” dhe “shtyllë të Aleancës”.

“Sot, pas 26 vitesh, unë kam vendosur që në zgjedhjet e 7 Qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin për fitoren e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar mbështetje për partinë dhe kandidaten e saj. /Lajmi.net/