Pak pa i përfunduar afati ligjor për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit, Komuna e Mitrovicës thërret për sot seancë urgjente

Komuna e Mitrovicës, ka thirrur sot seancë urgjente te Kuvendit Komunal. Kjo seancë sipas ftesës, do të mbahet sonte nga ora 21:30 dhe në rend dite ka dy pika, shkruan lajmi.net. Pikat e rendit të ditës janë: Betimi i anëtarit të Kuvendit, z.Arian Tahirit Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës. I pari i kësaj…

Lajme

11/01/2026 19:44

Komuna e Mitrovicës, ka thirrur sot seancë urgjente te Kuvendit Komunal.

Kjo seancë sipas ftesës, do të mbahet sonte nga ora 21:30 dhe në rend dite ka dy pika, shkruan lajmi.net.

Pikat e rendit të ditës janë:

  1. Betimi i anëtarit të Kuvendit, z.Arian Tahirit
  2. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

I pari i kësaj Komune, Faton Peci është betuar si kryetar i kësaj komune më 12 dhjetor, ndërkaq nga ajo ditë janë vetëm edhe 30 ditë afat ligjor për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Përfundimi i këtij afati ligjor është sot në ora 00:00, e kjo duket t’iu ketë kujtuar vonë Pecit. /Lajmi.net/

Screenshot