Pak minuta nën urdhrat e Ancelottit, Asensio konsideron largimin nga Real Madrid

Sulmuesi Marco Asensio ka humbur formën në vitet e fundit dhe mund të largohet nga Real Madrid.

Sport

21/09/2021 19:00

Spanjolli nuk ka gjetur formën e duhur, derisa nuk ka qenë titullar në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Është e qartë se Asensio nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit dhe sipas El Larguero, sulmuesi ka oferta që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Thuhet se Asensio nuk ka ide se ku do qëndrojë në planet e Ancelottit dhe do mbetet këtë sezon, pastaj do rishikojë mundësinë e largimit.

Asensio nuk është duke fajësuar askënd për këtë situatë, por thuhet se në javën tjetër do bisedojë me klubin, pastaj do shikojë mundësinë e largimit qysh në afatin dimëror.

25-vjeçari ka zhvilluar 68 minuta këtë sezon dhe është prapa yjeve se Eden Hazard dhe Gareth Bale./Lajmi.net/