Pak javë para lindjes Genta Ismajli zbulon gjininë e binjakëve

Genta Ismajli po bëhet nënë për herë të parë.

ShowBiz

04/12/2021 18:39

Ndonëse fillimisht e mbajti të fshehur shtatzëninë e saj, por pak javë para lindjes Genta e ka konfirmuar shtatzëninë e saj duke treguar se pritja e ëmbël po i shpërblehet asaj dhe Ustës me dy binjakë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka organizuar një baby shower ku ka treguar se ajo dhe Usta po bëhen prindër të një djali dhe një vajze.

Gëzimin e madh të tyre çifti e ndanë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndryshe, Genta po ashtu mbrëmë ka publikuar foto të reja nga fotosesioni i shtatzënisë./Lajmi.net/

YouTube player