Pak gjasa që Conte të rinovojë me Tottenham së shpejti

Conte ka pak gjasa që të rinovojë kontratën me Tottenham në një kohë të afërt. Trajneri italian, Antonio Conte po e vazhdon aventurën e tij te Tottenham Hotspur, por gjërat s’po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas raportimeve të David Ornstein, Conte nuk pritet që të nënshkruajë kontratë të re – së…

Sport

30/10/2022 20:52

Conte ka pak gjasa që të rinovojë kontratën me Tottenham në një kohë të afërt.

Trajneri italian, Antonio Conte po e vazhdon aventurën e tij te Tottenham Hotspur, por gjërat s’po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas raportimeve të David Ornstein, Conte nuk pritet që të nënshkruajë kontratë të re – së paku jo së shpejti, përcjell lajmi.net.

Mes tjerash, Ornstein ka thënë se bisedimet për kontratën e re të Conte nuk do të nisin as në pauzën për Kupën e Botës.

Gazetari anglez beson se Tottenham do të kryej këto negociata gjatë verës – nëse do t’i kryej ndonjëherë.

Kontrata aktuale e Conte skadon në qershor të vitit 2023. /Lajmi.net/