Pak ditë nga incidenti i Osmanit në Shkup, Kurti udhëton për takime me kreun e Qeverisë atje
Një incident aspak i zakonshëm ndodhi me presidenten Vjosa Osmani javën që lamë pas. Nga Presidenca e Kosovës u raportua se presidentes Osmani i është tentuar t’i merret telefoni personal nga stafi i aeroportit të Shkupit, e me këtë rast ajo kishte refuzuar një gjë të tillë. Madje u tha se presidentes i është kontrolluar…

Lajme
Një incident aspak i zakonshëm ndodhi me presidenten Vjosa Osmani javën që lamë pas.
Nga Presidenca e Kosovës u raportua se presidentes Osmani i është tentuar t’i merret telefoni personal nga stafi i aeroportit të Shkupit, e me këtë rast ajo kishte refuzuar një gjë të tillë.
Madje u tha se presidentes i është kontrolluar çanta e dorës, por ajo nuk ka pranuar që ta dorëzojë telefonin personal.
Përpos kësaj u tha se presidentja Osmani është shtyrë edhe fizikisht nga njëri prej përgjegjësve të sigurimit aty.
Duke mos e lënë me kaq, në vendin e ngjarjes kishte arriture dhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, ku njëri prej zyrtarëve të tij të Mbrojtjes së Afërt theksohet të ketë nxjerrë edhe armën.
Situata theksohet të ketë eskaluar aq shumë saqë është prekur gati edhe siguria e përgjithshme e presidentes Osmani.
E në lidhje me këtë ngjarje pati reagime të shumta, ku ndër të tjerash dyshohet se kjo situatë ishte organizuar dhe ishte bërë me qëllim.
E pak ditë më vonë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zgjedhur që të udhëtojë pikërisht në Shkup, aty ku edhe ndodhi ngjarja e presidentes Osmani.
Madje Kurti as nuk ka reaguar personalisht në lidhje me këtë situatë.
E në njoftimin e sotëm për media në lidhej me vizitën e Kurtit u dha edhe një sqarim sa i përket udhëtimit. Aty u tha se takimi i Kurtit me homologun e tij maqedon ishte caktuar në korrik..
“Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik 2024”,thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Duhet përkujtuar që marrëdhëniet ne mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani janë ftohur mjaftë shumë. Madje “telashet” mes njëri-tjetrit dolën edhe më tepër në pah në ditën kur Kurti zgjodhi që të mos shkojë në takimin e thirrur të Osmanit për dakordimin e datës së zgjedhjeve.
Edhe pse ai ishte në zyrë, Osmanit i ishte thënë se ai nuk është aty e më pas e njëjta e kuptoi se “ishte gënjyer”.
Telashe janë vërejture dhe në mes Osmanit dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla me të cilën ishin thuajse të pandashme.
Hatër mbetja e tyre shkoi edhe më larg ku edhe kanë hedhur kunja me këngë të Dafina Zeqirit.
Derisa Gërvalla publikisht iu referuar Osmanit si ministre që bën “llafe-llafe”, Osmani ia ktheu me një këngë ku ndër të tjerash i referohet si “mjeshtër i mashtrimeve”.
Ky “serial” i prishjes në mes Qeverisë-Presidentes dhe VV-së në përgjithësi duket se po vazhdon edhe në caktimin e datës së zgjedhjeve, pas inga VV assesi nuk duan zgjedhje të ketë deri në vjeshtë./Lajmi.net/