Pagat nuk janë ekzekutuar, Haxhiu: Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi sot nuk janë ekzekutuar pagat e sektorit publik. Ai e ka quajtur lajm të keq atë të mos ekzekutimit të pagesave të kujdestarisë në shëndetësi, por sipas tij edhe më skandaloz është lajmi i mos ekzekutimit të të gjitha pagave në sektorin publik. Haxhiu ka bërë thirrje…

Lajme

30/09/2024 22:08

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi sot nuk janë ekzekutuar pagat e sektorit publik.

Ai e ka quajtur lajm të keq atë të mos ekzekutimit të pagesave të kujdestarisë në shëndetësi, por sipas tij edhe më skandaloz është lajmi i mos ekzekutimit të të gjitha pagave në sektorin publik.

Haxhiu ka bërë thirrje për ndëshkim dhe protesta kolektive, shkruan lajmi.net.

“Duam pagat tona! Kjo është thirrja e punëtorëve të administratës shtetërore që paguhen nga Buxheti i Kosovës! Ishte lajm i keq kur u kuptua që Lista e pagave në shëndetësi do të ekzekutohen pa e përfshi pagesën për kujdestaritë dhe ndrrimin e natës, por doli të jetë lajm skandaloz se sot pagat që ekzekutohen nga Buxheti i Kosovës, nuk janë ekzekutuar fare, jo vetëm në shëndetësi, por përgjithësisht në administratën publike. Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: