Paga minimale, Murati thërret në takim përfaqësuesit e bizneseve
Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale. Takimi është paraparë të mbahet të enjten prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës. “Në emër tê Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, ju…
 
                        Lajme
Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.
Takimi është paraparë të mbahet të enjten prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.
“Në emër tê Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, ju ftojmë te merrni pjesë nẽ takimin ku do tẽ diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale”, thuhet në ftesën e Ministrisë së Financave drejtuar Dhomave dhe Odave Ekonomike në Kosovë.
Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.
 
                                                       
                                                       
                                                       
                                                       
                                                      