Paga mesatare në Mal të Zi kalon shifrën e 1 mijë eurove

Paga mesatare në Mal të Zi për dhjetor 2024 ka kaluar për herë të parë shumën 1.000 duke arritur në 1.012 euro. Paga mesatare në dhjetor ishte 198 euro më e lartë se në të njëjtën periudhë 2023, kur ishte 814 euro. Paga mesatare neto për dhjetor 2024 krahasuar me të njëjtin muaj 2023 shënoi…

Lajme

31/01/2025 20:38

Paga mesatare në Mal të Zi për dhjetor 2024 ka kaluar për herë të parë shumën 1.000 duke arritur në 1.012 euro.

Paga mesatare në dhjetor ishte 198 euro më e lartë se në të njëjtën periudhë 2023, kur ishte 814 euro. Paga mesatare neto për dhjetor 2024 krahasuar me të njëjtin muaj 2023 shënoi rritje 24.3 për qind.

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute për dhjetor 2024, sipas të dhënave të Monstat, ishte 1.9 për qind më e lartë se ajo e muajit nëntor, duke shënuar rritje të vazhdueshme mujore gjatë gjithë vitit 2024.

“Nëse marrim parasysh se çmimet e konsumit në dhjetor shënuan një rënie prej 0.1 për qind në krahasim me nëntorin, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje dy për qind”, thuhet në deklaratë.

Monstat raportoi se vitin e kaluar paga mesatare bruto ishte 1.080 euro, ndërsa paga mesatare neto 876 euro. Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit shënuan një rritje prej 3.3 për qind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2023, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje 7.1 për qind, sipas Monstat.