Paga e lartë problem për largimin e Neto

Neto vazhdon të jetë në regjistrat e Barcelonës. Tash e sa kohë, Barcelona po shqyrton mundësitë për ta larguar nga skuadra portierin brazilian, Neto, por ky i fundit nuk gjen skuadër. Barca është e hapur për çfarëdo oferte, por paga e lartë e portierit po hap telashe për skuadrat e interesuara, përcjell lajmi.net. Një nga…

Sport

03/08/2022 11:46

Neto vazhdon të jetë në regjistrat e Barcelonës.

Tash e sa kohë, Barcelona po shqyrton mundësitë për ta larguar nga skuadra portierin brazilian, Neto, por ky i fundit nuk gjen skuadër.

Barca është e hapur për çfarëdo oferte, por paga e lartë e portierit po hap telashe për skuadrat e interesuara, përcjell lajmi.net.

Një nga këto skuadra është edhe ajo e Girona, e cila ka bërë edhe hapa konkret.

Në rast se Girona gjen një marrëveshje me portierin për pagë më të ulët, atëherë lëvizja mund të kompletohet.  /Lajmi.net/