Padia ndaj Janina Ymerit, Hykmete Bajrami: Kurti po injoron mafinë energjetike, ne nuk do të heshtim

KEK ka parashtruar një padi ndaj Janina Ymerit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pretenduar se kjo është bërë për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës. Ndaj kësaj ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK, e cila tha se Qeveria, në vend që të luftojë mafien energjetike, po e përqendron sulmin ndaj Janina…

Lajme

19/01/2026 19:02

KEK ka parashtruar një padi ndaj Janina Ymerit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pretenduar se kjo është bërë për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës.

Ndaj kësaj ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK, e cila tha se Qeveria, në vend që të luftojë mafien energjetike, po e përqendron sulmin ndaj Janina Ymerit.

Bajrami kujtoi se Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA.

“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafien energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, kjo mafie nuk po ndëshkohet. Përkundrazi, përmes veglave të tij, Qeveria ka vendosur ta sulmojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Kurti, ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, ne nuk do të heshtim”, ka deklaruar Bajrami. /Lajmi.net/