Pacolli vazhdon të viktimizohet- pretendon se sonte pati përpjekje për ta sulmuar derisa po hynte në barnatore
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, pretendon se ka pasur përpjekje për ta sulmuar sonte. “Po vazhdojnë sulmet. Përsëri një burrë, bjond, i gjatë rreth 1.70 m, në moshë rreth 28–30 vjeç. Ishte bashkë me një grua. Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit. Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një “trim”…

Lajme
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, pretendon se ka pasur përpjekje për ta sulmuar sonte.
“Po vazhdojnë sulmet. Përsëri një burrë, bjond, i gjatë rreth 1.70 m, në moshë rreth 28–30 vjeç. Ishte bashkë me një grua. Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit. Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një “trim” ndaloi, mendoi se do më frikësonte. Kur pa se nuk po trembem dhe po përballem me të, u largua”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Po vazhdojnë sulmet. Përsëri një burrë, bjond, i gjatë rreth 1.70 m, në moshë rreth 28–30 vjeç. Ishte bashkë me një grua.
Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit.
Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një “trim” ndaloi, mendoi se do më frikësonte. Kur pa se nuk po trembem dhe po përballem me të, u largua. Në një moment nxori telefonin. I thashë: “Incizo? Paraqite veten si ‘viktimë’ po deshe sikuse ai dhunuesi i djeshëm”. Ndërsa largoheshin, ajo gruaja shikonte herë pas here prapa. “Trimi” nuk guxonte ta kthente kokën.
Kot e keni. Unë jam gru gur.
Nuk mund të më lëkundni, e lëre më të më thyni.