Pacolli thotë se mori ftesë të veçantë për inaugurimin e Trump-it, por lutet ta tejkaloje një problem momental që ka
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është ftuar për të qenë i pranishëm në inaugurimin e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë Pacolli. Ai deklaroi se ka pranuar një ftesë të veçantë për të qenë në këtë inaugurim, por se ka një problem…
Lajme
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është ftuar për të qenë i pranishëm në inaugurimin e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë Pacolli.
Ai deklaroi se ka pranuar një ftesë të veçantë për të qenë në këtë inaugurim, por se ka një problem tjetër.
Ai njoftoi se është në gjendje shëndetësore të rënduar nga një virus (grip) që uron ta kalojë deri në atë kohë.
“Unë kam ftesë të veçantë për inaugurim të presidentit Trump. Kam një influence (flame) të fortë dhe nëse më kalon gjithsesi do të shkojë”, tha Pacolli.
Ndryshe betimi i Donald Trump si President i Amerikës do të bëhet më 20 janar 2025.
Trump arriti që në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024 të fitojë përqindjen më të lartë të nevojshme për t’u zgjedhur President.
Donald Trump mundi në këto zgjedhje kandidaten tjetër amerikane, Kamala Harris.
Rikthimi i Donald Trump në krye të presidencës amerikane pritet të sjellë ndryshime të madhe politike atje, në Evropë, Ballkan, por edhe në gjithë botën në përgjithësi.
Pacolli ndryshe është përmendur si emër tejet i afërt me Trump, duke përkujtuar këtu që ai ishte i pranishëm edhe në natën kur po bëhej numërimi i votave të Donald Trump në organizimin që ishte bërë nga ekipa e këtij të fundit./Lajmi.net/