Pacolli thotë se krerët e shtetit nuk po respektojnë masat në Darkën e Lamës: Mua ma rrezikuat jetën
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj krerëve të shtetit për mos respektim të masave kundër COVID-19 në “Darkën e Lamës”.

Lajme
Pacolli ka thënë se pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë se si krerët e shtetit nuk po respektojnë masat anti-COVID, ndërsa ka kujtuar rastin kur Qeveria Kurti i kishte anuluar lejen e aterimit në Prishtinë në fillim të pandemisë.
“M’u kujtua dita kur Qeveria Kurti 1 më anuloi lejen e uljes në Prishtinë, ndërsa donim të aterojmë (e me shumë peripeci, nga avioni, arritëm të devijojmë për në Tiranë). Me këtë veprim unë dhe ekipi im rrezikuam shumë. Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjën pa Covid”, ka shkruar ndër të tjerash Pacolli, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se nuk harrohen momentet që ai dhe ekipi i tij kishin rrezikuar jetët ‘për teket e Kurtit dhe Sveçlës’. /Lajmi.net/