Pacolli thotë se Kosovës së shpejti do i vijnë njohje të reja
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit lider i Aleanca Kosova e Re, po paralajmëron njohje të reja për Kosovën. Mbi këtë ai theksoi angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, teksa edhe reagoi ndaj kritikave që ai merrte në raport me qasjen diplomatike. ”Dikur nga njerëzit e caktuar (që më…
Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit lider i Aleanca Kosova e Re, po paralajmëron njohje të reja për Kosovën.
Mbi këtë ai theksoi angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, teksa edhe reagoi ndaj kritikave që ai merrte në raport me qasjen diplomatike.
”Dikur nga njerëzit e caktuar (që më vonë u treguan si të kot) u kritikova ashpër.
E madje e quajtën “skandal” pse ja dhash dorën presidnetit Trump në hollin e OKB-së, pse e quajta Bërnabiqin “zonja e madhe” ose pse isha takuar me kryeministrin e Marokos me vullnetin e tij.
Megjithatë, unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë.
Në fund të fundit pjesën më të madhe të udhëtimeve te mia i kam bërë me financat e mia dhe nuk kam marrë pagë nga Qeveria e Kosovës
Edhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra e dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjatë mandatit tim të shkurtër si ministër, solla edhe dy njohje tjera. Çdo vend ku kam shkuar dhe çdo person me të cilin jam takuar, kam lënë dyert hapur për dialog dhe bashkëpunim të mëtejshëm duke demaskuar pretendimet e Serbisë për “tërheqjen’’ e njohjeve.
Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti”.