Pacolli sqarohet për Hotel Grandin: 6.7 milionë euro s’janë të shtetit, por të miat
Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me Hotel Grandin, pasi Qeveria e Kosovës ndajti 6.7 milionë euro për të paguar kompaninë e tij, “Mabco Construcion” që fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar në fillim të janarit. Ai ka thënë se vetëm po rikthen mjetet e tij, të cilat ”njerëzit e fortë”, ia kanë rrëmbyer padrejtësisht.…

Lajme
Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me Hotel Grandin, pasi Qeveria e Kosovës ndajti 6.7 milionë euro për të paguar kompaninë e tij, “Mabco Construcion” që fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar në fillim të janarit.
Ai ka thënë se vetëm po rikthen mjetet e tij, të cilat ”njerëzit e fortë”, ia kanë rrëmbyer padrejtësisht.
Pacolli ka sqaruar se 6.7 milionë euro janë të tij dhe jo të shtetit
”Këto 6.7 milionë euro nuk janë të shtetit, por të miat – të grabitura vetëm sepse refuzova t’u paguaja ryshfet njerëzve të korruptuar, të cilët ishin mësuar të zhvatnin duke përdorur dorën e pushtetit. Këta njerëz u denoncuan e unë kalova nëpër të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë, por nuk gjeta drejtësi. Drejtësia erdhi vetëm pas 18 vitesh në arbitrazhin ndërkombëtar.” ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Postimi i plotë: