Pacolli: Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë ishte e mundimshme në listën e kufizuar

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AKR-së.

Lajme

24/05/2017 16:48

Pacolli ka thënë, se ishte një përzgjedhje e mundimshme pasi lista ishte e kufizuar për shkak të koalicionit më LDK-në.

“Ishte një përzgjedhje goxha e mundimshme, por AKR ka edhe shumë emra të devotshëm që kanë mbet jashtë. Arsyeja e parë është, se ne është dashtë të lëshojmë vend në listën që do të ishte e gjerë, që do të kishte 110 kandidat për deputetë, por Kryesia e AKR-së vendosi në mënyrë unanime të jetë pjesë e koalicionit të dinjitetit, të punën”, ka thënë Pacolli.

Në liste e përbashkët AKR do të ketë 22 vende të rezervuara. Këto 22 vende janë të përfshirë njerëz të devotshëm, ka thënë lideri i AKR-së, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë, se ata që kanë mbet jashtë listë por mbesin aktivistë të devotshëm dhe shumë aktiv brenda partisë për ta përkrahur.

Pacolli më pas tha se jashtë listës kanë mbet ata që do të jenë kandidat për kryetar komunash dhe për asamble.

Numrat 2, 10 prej 30 deri në 39 dhe 50 deri në 59, Pacolli tha se janë të rezervuar për kandidatët e AKR-së.

“Ndryshim në Kosovë po vjen, së bashku do të punojmë për Kosovën”, ka thënë ai. /Lajmi.net/