Pacolli motivon të rinjt: Nga një fëmijë i cili nuk ishte i denj për të banuar në atë konvikt, sot në një financues i atyre mjediseve

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotshme ka ndarë një histori gjatë kohës sa ishte nxënës. Në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai ka treguar për sfidat e tij dhe pamundësinë për tu vendosur në konviktpër shkak të kushteve ekonomike. ‘’Nga Mareci në Prishtinë erdha si katërmbëdhjetë vjeçarë. U regjistrova në Shkollën Normale të Prishtinës,…

Lajme

10/10/2024 16:18

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotshme ka ndarë një histori gjatë kohës sa ishte nxënës.

Në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai ka treguar për sfidat e tij dhe pamundësinë për tu vendosur në konviktpër shkak të kushteve ekonomike.

‘’Nga Mareci në Prishtinë erdha si katërmbëdhjetë vjeçarë. U regjistrova në Shkollën Normale të Prishtinës, për shkak se isha nxënës i shkëlqyer, u pranova pa provim pranues. ‘’

‘’Për rrethanat e asja kohe godina ishte prestigjioze, me konvikte aty pranë, në të cilat unë nuk mund të vendosesha edhe pse isha nga një fshat i thellë me 40 kilomtra larg kryeqytetit.’’-shkroi  Pacolli.

‘’Aty ishte një rregullore që të pranoheshin nxënës nga jashtë Kosovës, por edhe ata që konsideroheshin me probleme sociale. Pavarësisht se kushtet e mia ishin të rënda, unë nuk konsiderohesha i tillë, sepse për konceptin e asaj kohe po vija nga një familje fshatare. ‘’

Tutje Pacolli u bëri të rinjevë thirrje për të mos u dorëzuar sepse vet ai dikur nuk ishte i denjë për tu vendosr në konvikt ndërsa sot është një financues i atyre mjediseve

‘’Por bota sillet, nga një fëmijë i cili nuk ishte i denj për të banuar në atë konvikt, sot në një financues i atyre mjediseve ku edhe është i vendosur Universiteti Amerikan i Kosovës. Andaj, miqtë e mi, mos u dorëzoni asnjëherë, ndjekni ëndrrat e juaja!’’- u shpreh Pacolli.