Pacolli i lumtur me Kandidatin

Behgjet Pacolli kërkon nga qytetarët e Mitrovicës që më 1 dhjetor ta votojnë Agim Bahtirin. Premton punësim dhe shumë të mira të tjera. Thotë se është i lumtur që ka gjetur Kandidatin e duhur për Mitrovicën.

Lajme

25/11/2013 16:30

Lideri i AKR’së Behgjet Pacollit po i dhimbset Mitrovica. Thotë se kjo Komunë ka shumë probleme dhe se varfëria ka kapluar qytetarët e këtij qyteti.

Të hënën, kur u hap zyrtarisht fushata për balotazhin, Pacolli doli për ta kërkuar votën e qytetarëve të Mitrovicës për Kandidatin Agim Bahtiri, në mënyrë që, siç tah ai, gjendje në këtë qytet të ndryshohet.

Pacolli atyre u premtoi vende pune dhe shumë të mira tjera, të cilat, sipas tij, nuk mund t`i bëjë askush përveç AKR’së.

“Është nder dhe gjë patriotike të ndihmosh njerëz që kanë nevojë, ndërsa jam i lumtur që kam gjetur një Kandidat për Kryetar, i cili mendon dhe vepron njëjtë sikur unë”.

“Punësimin dhe të gjitha të mirat për qytetarët jemi në gjendje vetëm ne t’i bëjmë, andaj ndihmojeni këtë kauzë dhe më 1 dhjetor dilni masivisht për ta votuar Agim Bahtirin”.

Ndërsa Kandidati AKR`së, Agim Bahtiri, tha se ka ardhur koha për ndryshime në qytetin e Minatorit. Përsëriti që e ka lënë Europën, që ta ndihmojë popullin.

“Ka ardhur koha për ndryshime në Mitrovicë dhe kjo gjendje duhet medoemos të ndryshohet”