Pacolli e VV-së shkruan për FSK-në veri, komentuesit ia kujtojnë aferat: “Kthej paret”, “urime punësimi kunatit”

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për punësimin e kunatit, Valon Dalipi, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ndonëse raportimi për këtë rast ka nxitur shumë reagime, Pacolli e ka zgjedhur heshtjen. Për të larguar vëmendjen nga aferat e re e saj, ajo ka tentuar të merret me tema…

Lajme

31/07/2025 10:01

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për punësimin e kunatit, Valon Dalipi, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndonëse raportimi për këtë rast ka nxitur shumë reagime, Pacolli e ka zgjedhur heshtjen.

Për të larguar vëmendjen nga aferat e re e saj, ajo ka tentuar të merret me tema tjera.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo e ka postuar një fotografi të FSK-së në veri, por komentuesit ia kanë rikujtuar aferat, shkruan Nacionale.

Shumë komentues kanë ironizuar me deputeten e VV-së, duke ia uruar punësimin e kunatit, kurse disa të tjera i kanë kërkua që t`i kthej parat që familjaret e saj kanë marrë si grante nga Ministria e Bujqësisë.