Pacolli e quajti provokim debatin e Osmanit me Vuçiqin në seancën e OKB-së, reagon Bekim Kupina

Behgjet Pacolli përmes një postimi në “X” ka thënë se Osmani, Kurti dhe Vuçiq duhet të lënë anash ofendimet dhe provokimet mes tyre por të gjejnë një zgjidhje për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Pas këtij postimi ka reaguar Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina. Ai në një postim në Facebook ka thënë Behgjet…

Lajme

24/04/2024 18:42

Behgjet Pacolli përmes një postimi në “X” ka thënë se Osmani, Kurti dhe Vuçiq duhet të lënë anash ofendimet dhe provokimet mes tyre por të gjejnë një zgjidhje për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas këtij postimi ka reaguar Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina.

Ai në një postim në Facebook ka thënë Behgjet Pacollit se kjo nuk ka të bëj as me provokim e as me ofendim por kjo ka të bëjë me mungesën e respektit tënd ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj viktimave të regjimit serb.

“E vërteta jonë nuk është as ofendim e as provokim. Fjalët e tua janë ofendim dhe përçmim për Republikën e Kosovës, për mijëra viktima civile përfshirë fëmijë të djegur për së gjalli, për gjakun e dëshmorëve tanë dhe për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Barazimi që ti ia bën propagandës serbe me të vërtetën e Kosovës, të dëshmuar edhe nga gjykata ndërkombëtare, është barazim i agresorit me viktimën, politikë e njohur serbo-ruse”, ka shkruar Kupina.
Postimi i plotë: