Paçarizi: LVV mund të shfrytëzojë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Opinionisti Rrahman Paçarizi tha se Lëvizja Vetëvendosje mund të përdorë në mënyrë taktike afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. “Kam frikë që po manipulohet, apo ndoshta edhe po taktizohet”, deklaroi ai në Rubikon. Paçarizi shtoi se “80 vota për presidentin nuk kanë qenë në asnjërin rast”, duke vlerësuar se mungon bashkëpunimi politik. Sipas tij, në…

Lajme

07/07/2026 09:41

Opinionisti Rrahman Paçarizi tha se Lëvizja Vetëvendosje mund të përdorë në mënyrë taktike afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

“Kam frikë që po manipulohet, apo ndoshta edhe po taktizohet”, deklaroi ai në Rubikon.

Paçarizi shtoi se “80 vota për presidentin nuk kanë qenë në asnjërin rast”, duke vlerësuar se mungon bashkëpunimi politik.

Sipas tij, në vend të marrëveshjes ekziston “një arrogancë nga ana e qeverisë”, ndërsa mbetet e paqartë se si do të zhvillohet procesi.