Pa ta s’mund të thyente rekord, Haalandi emocionon bashkëlojtarët e tij në dhomat e zhveshjes

Lojtarët e Manchester Cityt mposhtën me rezultat 3:0 skuadrën e West Hamit, në ndeshjen e fundit të xhiros së 28- të të Premierligës. Qendra e ngjarjeve në stadiumin “Etihad” u pa në 45 minutat e dyta, duke qenë se pjesa e parë u mbyll pa gol. Nathan Ake ishte i pari që goditi rrjetën e…

Sport

04/05/2023 19:23

Lojtarët e Manchester Cityt mposhtën me rezultat 3:0 skuadrën e West Hamit, në ndeshjen e fundit të xhiros së 28- të të Premierligës.

Qendra e ngjarjeve në stadiumin “Etihad” u pa në 45 minutat e dyta, duke qenë se pjesa e parë u mbyll pa gol.

Nathan Ake ishte i pari që goditi rrjetën e West Hamit në minutën e 50-të dhe më pas i pabesueshëmi Erling Haaland dyfishoi epërsinë e “Qytetarëve” në minutën e 70-të.

Golashënuesi norvegjez u bë kështu një rekordmen absolut, duke hyrë në histori si lojtari me më shumë gola në një sezon të Premierligës. Haaland ka shënuar 35 gola deri më tani, ndërsa deri në fund të edicionit do të zhvillohen edhe disa xhiro.

Pas ndeshjes, Haaland falënderoi të gjithë bashkëlojtarët e tij, për të cilin pa ta s’mund ta thyente rekordin historik në Premier League.

“Nuk e di se çfarë të them më shumë, faleminderit shumë djema”, ishin fjalët e Haalandit në dhomat e zhveshjes./Lajmi.net/