Pa problem, siç pritej, Bayern shënon fitore në Kupën e Gjermanisë, mposht Energie Cottbus

Ashtu edhe siç pritej, Bayern Munich ka shënuar fitore në kuadër të Kupës së Gjermanisë, në përballjen kundër Energie Cottbus.

Sport

12/08/2019 22:40

Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich, kanë shënuar fitore me rezultatin 1:3 në përballjen me Cottbus, shkruan lajmi.net.

Në listën e realizatorëve të golave nuk mund të mungonte Robert Leëandoëski, i cili hapi serinë e golave në minutën e 32’ të takimit.

Me golin e yllit polak u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, e cila tregoi edhe dy kartonë të verdhë për Thiago Alcantara dhe Joshua Kimmich.

Pjesa e dytë i takoi përsëri skuadrës bavareze, e cila arriti të dyfishonte epërsinë, duke shënuar fitore pa shumë telashe.

Kingsley Coman tundi rrjetën kundërshtare, kur po luhej minuta e 65’ e takimit, gol ky që solli qetësinë për skuadrën e Niko Kovac.

Leon Goretzka ishte lojtari që vulosi fitoren e Bayern, kur në minutën e 85′ realizoi për rezultatin  1:3.

Deri në fund, Bayern nuk ia doli ta mbante rrjetën e paprekur, pasi në minutat shtesë pësoi gol, pas një penalltie të akorduar në favor të Cottbus.

Kështu Bayern triumfon me rezultatin 1:3, në këtë përballje të vlefshme për Kupën e Gjermanisë. /Lajmi.net/