“Pa gjakderdhje kush s’ish dalë”-“Thuajse të gjithë ishin të armatosur patën bomba” Deklaratat shokuese të Daut Haradinajt për votimin e Ligjit të Speciales
Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme. Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e…
Lajme
Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.
E ditët e fundit para datës 6 tetor, protestat edhe u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve e forcave policore, pasi këta të parët kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen.
Madje edhe në natën kritike të 6 tetorit, shumë forca policore rrethuan Kuvendin, madje numër i madh i tyre u fut edhe brenda tij. Por, me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, protesta u ndal.
“Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”, tha Haradinaj.
“Edhe policia kanë qenë prej të gjitha anëve, por edhe protestuesit thuajse të gjithë kanë qenë të armatosur. Thuajse të gjithë pra edhe që janë afru me u fotografu kanë pas bombë me veti. Kanë qenë të armatosur. Ju nuk e kuptoni çka do të thotë reagimi i masës. Masën s’duhet me e provoku kushdo qoftë ai.”,shtoi ai./Lajmi.net/
