“Pa drejtësi, s’ka qetësi” – pas rastit tragjik në Lipjan, rrjeti i organizatave AVONET vendosin pankartë para degës së gjykatës themelore
Rrjeti i organizatave “AVONET” ka vendosur pankartë para Gjykatës Themelore të Prishtinës – dega në Lipjan për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan. “Pa drejtësi, s’ka qetësi” thuhet në atë pankartë. Agon Zejnullahu dyshohet se është vrarë nga pesë policë pas ushtrimit të dhunës së tepërt gjatë arrestimit të tij mbrëmjen…

Lajme
Rrjeti i organizatave “AVONET” ka vendosur pankartë para Gjykatës Themelore të Prishtinës – dega në Lipjan për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan.
“Pa drejtësi, s’ka qetësi” thuhet në atë pankartë.
Agon Zejnullahu dyshohet se është vrarë nga pesë policë pas ushtrimit të dhunës së tepërt gjatë arrestimit të tij mbrëmjen e së dielës.
Pesë policët e dyshuar janë ndaluar për 48 orë ndërsa sot mbahet seanca e parë dëgjimore ku pritet t’iu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh siç ka kërkuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.