“Pa dijeninë tonë” | Komuna e Prishtinës paralajmëron ndëshkime për ligjëratën mbi Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda”

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me ligjëratën mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”, duke sqaruar se Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen për realizimin e këtij aktiviteti. Sipas Komunës, bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga…

Lajme

22/01/2026 19:39

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me ligjëratën mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”, duke sqaruar se Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen për realizimin e këtij aktiviteti.

Sipas Komunës, bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit, transmeton lajmi.net.

Komuna e Prishtinës ka shprehur indinjatën për mënyrën e veprimit, duke bërë të ditur se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë personave përgjegjës, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi. Po ashtu, do të trajtohet edhe roli i organizatës që ka realizuar këtë aktivitet me nxënësit e kësaj shkolle.

Në reagimin e saj, Komuna thekson se transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit dhe mjediset shkollore.

Reagimi i plotë: 

SQARIM PUBLIK
Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen e ligjëratës mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.
Sipas informatave zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet.
Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet shpreh indinjatën për mënyrën se si është vepruar dhe njofton se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë personave që mbajnë përgjegjësi për këtë veprim, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi.
Po ashtu, do të trajtohet edhe roli i organizatës që ka realizuar këtë aktivitet me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.
Transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit dhe mjediset shkollore./lajmi.net/